Çfarë është Nord Stream 2, një nga sanksionet më të mëdha që pritet të përballet Rusia?

0
261
FILE - In this Nov. 11, 2018 file photo a ship works offshore in the Baltic Sea on the natural gas pipeline Nord Stream 2 from Russia to Germany. (Bernd Wuestneck/dpa via AP)

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë ditës së djeshme i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Dontesk, si entitete të pavarura.

Dy republikat e vetëshpallura popullore kontrollohen nga separatistët pro-rusë, të cilët luftojnë kundër forcave ukrainase qysh në vitin 2014.

Vendimi i Putinit ngjalli reagime të mëdha anë e mbanë globit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë kanë thënë janë gati të shpallin sot sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë, pasi presidenti Vladimir Putin njohu zyrtarisht dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë sigurie në kontinent.

Një nga sanksionet më të mëdha me të cilat është kërcënuar të përballet Rusia është ndërprerja e projektit “Nord Stream 2” nëse shteti rus vendos të pushtojë Ukrainën, shkruan BBC, transmeton në shqip Gazeta Online “Reporteri.net”.

Çfarë është Nord Stream 2?

Nord Stream 2 është një tubacion 1200 km nën Detin Baltik, i cili do të çojë gazin nga bregu rus pranë Shën Petersburgut në Lubmin në Gjermani.

Ai kushtoi rreth 10 miliardë euro dhe u përfundua shtatorin e kaluar. Gjigandi shtetëror rus i energjisë  Gazprom vendosi gjysmën e kostos dhe kostot e mbetura u financuan nga një  konsorcium evropian i kompanive duke përfshirë OMV (Austri), Wintershall Dea (Gjermani), Engie (Francë), Uniper (Gjermani) dhe Shell (MB).