Pushteti lokal ka angazhuar kompaninën “Sela Komerc” që të bëjë sanimin e deponive të egra në vendbanimet e komunës së Bujanocit.
Gjatë ditës së djshme dhe sot janë sanuar deponit e egra në fshatin Samolicë dhe Bilaç për të vazhduar ditëve në vijim edhe në vendbanimet tjera të komunës së Bujanocit.
Sanimi i deponive nëpër vendbanime sipas shefit të kabinetit të kryetarit të komunës Sali Salihit është inicuar nga inspektorët e ambientit jetësorë dhe qëllimi është që të kemi një ambient sa më të pastër dhe më të sigurtë për të jetuar.

Vlera e sanimit të deponive nëpër vendbanime kap shumë rreth 1.5 milion dinarë dhe financohet nga buxheti komunal.
Sipas Salihit ditëve në vijim do të bëhet edhe vendosja e mbrojtësve ansore në disa vende të caktuara, sikurse janë në rrugën Lluçan-Dobrosin në një gjatësi prej 200 metra, ndërsa në një gjatësi prej 170 metra mbrojtëse ansore do të vendosen në rrugën Tërrnoc-Breznicë në dalje të fshatit Tërrnoc, 100 metra ansore do të vendosen edhe në rrugën që shpien për Maltërnoc, vendosaja e ansoreve në këto vende bëhet për sigurinë e qytetarëve.

Pushteti lokal gjatë ditës së djeshme ka nënshrkaur edhe kontratën për rregullimin e kanalizimit në vendbanimet, Breznicë, Bilaç dhe Letoviocë./LajmiAL/












