Edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar realizimi i projekteve të kontraktuara në vitin 2019, e të cilët pavarësisht premtimeve nuk janë reazliaur deri më sot.
Gjatë ditës së djeshme janë kryer asfaltimi i rrugës në fshatin Letovicë me gjatësi prej 112 metra vlera e së cilës është 861.871 dinarë pa TVSH, kontraktimn i së cilës është bërë në vitin 2019.

Gjatë ditës së djeshme edhe në fshatin Nesalcë është bërë asfaltimi i rrugës kontraktimi i së cilës është kyer në vitin 2019 me gjatësi prej 139 metra e cila kap vlerën 978 mijë dinarë.

Edhe në fshatin Osllarë kanë përfunduar punimet në asfaltimin e pjesës së rrugës, ku vitin e kaluar është kryer rrjeti i kanalizimit, ndërsa punkryesi në baz të kontratës ka qenë i obliguar që rrugën ta ktheje në gjendjen e mëparshme, duke përfunduar asfaltimin e pjesës ku është vendosur rrjeti i kanalizimit./LajmiAL/












