Kandidati për deputet në parlamentin e Sërbisë nga lista KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS Sali Salihi, gjatë takimeve me qytetarët në vendbanimet e komunës së Bujanocit në kuadër të fushatës zgjedhore, ka përcjellë mesazhe të qarta dhe bindëse, se shqiptarët e Luginës së Preshevës patjetër duhet të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Sërbisë dhe se për fatin e tonë duhet të vendosim ne, jo dikush tjetër.
Salihi në fjalimet e tijë gjithnjë ka përsëritur se problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët, sikurse pasivizimi, mohimi i të drejtave elementare, në arsim, kulturë, shëndetësi, zhvillim e konomik, diskriminimi në integrimin e organeve shtetërore dhe shumë problem tjera, janë çështje për të cilat duhet ta ngrisim zërin pikërisht aty ku edhe është burimi i këtyre problemeve.
Përmbledhje nga takimt me qytetarë

Nga takimi me banorët e Malësisë së Bujanocit:
“Malësia e Bujanocit, për fatin tonë të keq, e për fajin e qeverisë qendrore, po shkon pas hapave të Medvegjës. Pasivizimi në këtë pjesë të Bujanocit po zvogëlon numrin e banorëve çdo ditë.
Shpërngulja është evidente nga mungesa e perspektivës. Të rinjtë e të rejat që jetojnë këtu, e shkollimin e mesëm dhe univerzitar e kryejnë në Kosovë shkaku i afërsisë gjeografike, as me kualifikim të shkollës së mesme nuk mund të gjejnë punë. Mosnjohja e diplomave vazhdon të jetë një prej brengave kryesore.
Këto probleme, e shumë të tjera duhen të dëgjohen përtej komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Ato do të dëgjohen edhe në parlamentin serb në Beograd.
Për t’u dëgjuar zëri edhe më zëshëm, kërkohet mbështetja e gjithësecilit shqiptar. Edhe të atyre që jetojnë në Gjilan, Prishtinë e Fushë Kosovë. Mobilizimi i madh na bënë më fortë.
Vota për listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me numër 16 është adresa e duhur për të vazhduar me kërkesat për të drejtat që na takojnë”

Nga takimi me banorët e Nasalcës dhe Letovicës:
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nuk është vetëm koalicion i partive politike shqiptare në Luginë. Është bashkim i ideve, qëndrimeve dhe mënyrës se si i qasemi problematikave që i kemi përpara.
Përfaqësimi minimal në organet shtetërore, e diku edhe zero, paraqet diskriminim të pastër, për të cilën nuk duhet të heshtet. Heshtja nënkupton pranim të situatës.
Më 3 Prill, nuk do të heshtin as Nesalca e Letovica, prej nga morëm edhe përkrahjen që lista me nr.16 “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është adresa e duhur për përfaqësim në Parlament”

Nga takimi me Mësimdhënësit:
“Është shumë e rëndësishme përkrahja nga profesorët për listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”.
Diskutimet rreth sfidave në arsim na nxisin më tepër që beteja jonë nuk duhet të ndalet.
Angazhimi i madh i gjithësecilit më 3 Prill na jep shansin për të vazhduar rrugën për të kërkuar avancimin e arsimit shqip në Luginë”

Nga takimi me banorët e Konçuli:
“Mbrëmë në Konçul, së bashku me dy kandidatët tjerë për deputet z. Kamberi dhe z. Salihu, shpalosëm qëndrimet e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 3 Prillit.
Sa herë që shqiptarët janë organizuar e mobilizuar kanë dalë fitimtarë, e këtë Konçuli e dinë më së miri. Në kohë lufte e paqeje, bashkimi rreth idealeve ka sjellë fitore.
Kjo do të dëshmohet edhe këtë të diele të 3 Prillit, duke u votuar lista me nr. 16 “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”

Nga takimi me banorët e Dobrosinit, Lluçanit dhe Osllarës:
“Me Dobrosinin, Lluçanin dhe Osllarën përfunduam ciklin e shpalosjes së platformës tonë politike nëpër çdo vendbanim shqiptar të komunës së Bujanocit.
Shqiptarët, sa herë që ka qenë nevoja për të realizuar qëllime të mëdha, kanë lënë anash inatet personale e partiake, dhe janë mobilizuar për realizimin e të drejtave që u takojnë. Janë mobilizuar dhe kanë organizuar Referendumin e 1&2 marsit ’92, janë mobilizuar e kanë udhëhequr luftën e UÇPMB-së, janë mobilizuar dhe kanë fituar zgjedhjet historike të vitit 2002, dhe tash do të mobilizohen për ta fuqizuar faktorin politik shqiptar në Serbi.
Të paktën, këto i kemi kuptuar gjatë këtyre ditëve në takim me bashkëqytetarët tanë, të cilët me 3 Prill do të votojnë për listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me nr.16”

Nga takimi me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti:
“Me ftesë të kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti, sot qëndruam në Tetovë për të diskutuar rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 3 Prillit.
Për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës është shumë e rëndësishme përkrahja që vjen nga të gjitha anët ku flitet shqip.
Unifikimi i faktorit politik shqiptar është rruga e vetme për sensibilizimin e problemeve tona”
/program zgjedhor/













