OKB: Mbi 4 milionë banorë të larguar nga lufta në Ukrainë

0
262

Mbi 4 milionë banorë janë larguar nga Ukraina në përgjigje të pushtimit rus, njoftoi sot agjencia e OKB-së për refugjatët.

Sipas Komisionerit të Lartë për Refugjatët numri i të larguarve për shkak të luftës ka arritur në 4.02 milionë.

Përveç kësaj, rreth 6.5 milionë banorë besohet se janë të zhvendosur brenda vendit.

Numri më i lartë i refugjatëve ukrainas është në Poloni, me rreth 2.34 milionë të ardhur, e ndjekur nga Rumania me 609 000 ndërsa qindra mijëra të tjerë janë larguar në Gjermani, Hungari, Moldavi dhe Sllovaki.