Bashkëvendas të Tërnocit,
Qytetarë nga lagjja e strukarëve të Tërnocit,
Siç jeni tanimë të informuar, nesër në vendvotimin nr.6 në Tërnoc, respektivisht te lagjja e strukarëve do të përsëriten zgjedhjet për zgjedhjet parlamentare. Është detyrë e të gjithë neve, e posaçërisht e votuesve nga ky vendvotim, që dështimin e 3 Prillit, ta kthejmë në fitore duke dalë sa më shumë, sa më të organizuar dhe të votojmë Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës me numër 16.
Shancet duhet shfrytëzuar. Nesër është shanci që shqiptarët të vazhdojnë të kenë përfaqësues të vetin në Parlamentin e Serbisë. Është moment shumë i rëndësishëm, që në proceset që po e presin Serbinë në të ardhmen, shqiptarët të jenë pjese e këtyre proceseve. Procese që do ta përcaktojnë të ardhmen tonë.
Për këtë rast, ftoj të gjithë bashkëvendasit e mi që kanë të drejtë vote, pa marrë parasysh bindjet politike që kanë, të dalin dhe të rrethojnë numrin 16 ”Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës”.












