Arifi dhe Ademi dakordohen për organizime fetare që veçohen me specifikat autoktone të Luginës së Preshevës

0
242

Njoftimi i BIPBM-së

Kryetari i BIPBM – së në takim me kryetarin e Komunës së Bujanocit.

Sot në zyrat e kryetarit të Komunës së Bujanocit kryetari z.Nagip Arifi priti kryetarin e BIPBM – z. Nexhmedin Ademin me bashkëpunëtorë.

Takimi ishte mjaftë konstruktiv dhe përmbajtësorë. z. Ademi e njoftoi kryetarin e komunes së Bujanocit me aktivitetet e Bashkësisë Islame gjatë muajit të ramazanit dhe më gjerë. Zhvillimet e fundit drejt legalitetit juridik të institucionit dhe afirmimin e Bashkësisë Islame në institucionet dhe forumet ndërkombëtare.

Z. Nagip Arifi u shpreh se bashkëpunimi me Komunën është i hapur. Ne do të ofrojmë të gjitha mundësitë që ka komuna për ta ndihmuar organizimin e jetës fetare në vijën e kultivimit të vlerave islame dhe kombëtare tradicionale të trashëguar nga e shkuara jonë historike.

Të dy kryetarët u dakorduan që të mbështeten iniciativat e organizimit fetar që veçohen me specifikat autoktone të Luginës së Preshevës.

Në takim ishte edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc z. Sedat Beqiri.

Shërbimi për informim i BIPBM – së.