Salihi: Marrëveshja nuk mund të prishet nëpër shtëpi private në Kërshevicë, e as në Banjë të Bujanocit

0
421

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Sali Salihi përmes një postimi në rrjetin social i ka reaguar zërave për formimin e një koalicioni të ri qeverisës në komunën e Buajnocit.

Salihi madje i ka kujtuar edhe njëherë se? Nagip Arifin do ta keni kryetar deri në fund të mandait.

Postimi i plotë.

Marrëveshja e arritur në Tiranë, e nënshkruar dhe vulosur në selinë e Partisë Demokratike në Bujanoc, nuk mund të prishet as nëpër shtëpi private në Kërshevicë, e as në Banjë të Bujanocit.

Plagët e humbjes së zgjedhjeve të 21 Qershorit 2020 nuk mund t’i rikuperojnë as tentativat për përmbysje të pushtetit, duke i lënë shqiptarët në opozitë, dhe duke krijuar një pushtet me shumicë jo shqiptare.

Sovrani ka vendosur kush duhet të udhëheq me Bujanocin, dhe çdo përpjekje tjetër për ta tjetërsuar këtë vullnet, do të mbetet vetëm një përpjeke e dështuar si ajo e vitit 2012 në zyrat e SPS-it në Vranjë.

Akterët që janë të përfshirë në këtë lojë të pistë të deklarohen publikisht dhe të demantojnë deklaratat e taborrit serb se e kanë pasur gati përmbysjen e pushtetit lokal me ndihmën e 6 këshilltarëve shqiptarë, prej të cilëve 4 të opozitës (APN 3 + UDSH 1). Në të kundërtën do të bie njollë e zezë historike mbi ta. Do t’i kujtojmë saherë si ‘pošteni albanci’.

P.S. Nagip Arifin e keni kryetar deri në fund të mandatit. Mos u lodhni me matematika tjera!, ka shkruar Salihi/Lajmi-AL/