Nga 1 maji qytetarët që janë imunizuar do paisen me çertifikatë dixhitale

0
365

Nga e shtuna, 1 maj, të gjithë qytetarët që janë vaksinuar në Serbi do të marrin një çertifikatë dixhitale, njoftoi Kryeministrja Ana Brnabiq.

“Falë sistemit IT, ne jemi në gjendje të kemi çertifikata Covid plotësisht elektronike” – tha Brnabiq.

Kryeministrja deklaroi se Serbia ndau çertifikatat e saj me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, si dhe me disa vende të tjera, duke deklaruar se ajo beson se ato vende do të pranojnë çertifikatat.

Ajo tha se në Serbi, 25.6 përqind e qytetarëve, pra 1,462,125 njerëz, morën të dyja dozat e vaksinave kundër koronavirusit.

Ajo shtoi se 1,261,974 ose 22 përqind ishin imunizuar, dmth kishin kaluar dy javë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, ose pesë javë në rastin e marrjes së vaksinës Astra Zeneca.