Pas një periudhe të gjatë dhe me dyer më shumë të mbyllura se sa të hapuar për rininë e komunës së Bujanocit, Zyra për të rinjë ka nisur aktivitetet ku të rinjtë mund të angazhohen dhe ta kalojnë kohën.
Një grup të rinjësh energjik në krye me koordinatorin Arbnor Sadriun si kurrë më parë janë aktivizuar për ti sjellë risi zyres dhe organizuar aktivitete të ndtyshme.

Fillimisht këta të rinjë i kanë dhënë një pamje krejt ndryshe ambienteve të zyres e cila për gati 4 vite rresht nuk kishte pësuar asnjë ndryshim.
Gjatë një bisede për Lajmi-AL, Koordinatori Sadriu u shpreh se, “aktivitetet tona do të fillojnë menjëherë pas përfundimit të punimeve brenda zyres, kështu edhe kishim planifikuar.
Tashmë kemi një program të cilin me ndihmën e bashkëpunëtorëve do ta realizojmë me sukses. Aktiviteti ynë i parë është grumbullimi i lodrave për fëmijët me nevoja të veçanta dhe angazhimin në shpërndarjen e dhuratave për Vitin e Ri për fëmijët e çerdhes në Tërnoc me ndihmën e kompanisë “GAGI DOO”.

Besoj se pas përfundimit të festave të fundvitit menjëherë do të fillojmë me aktivitetet e radhës me qëllim që të rinjtë e komunës së Bujanocit të kenë një vend ku do të takohen, gjegjesisht Zyra do të jetë një urë lidhëse mes të rinjëve të të gjitha nacionaliteteve” është shprehur Sadriu.
Zyra për të rinjë në periudhën e kaluar pamvarësisht se kishte shpenzuar një buxhet jo të vogël nga taksapaguesit aktivitetet ishin shumë të zbehta për të mos thënë se nuk ka pasur fare.
Vlen të theksohet se Ambasada e Shqipërisë në Beograd me kërkesë të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit ka ndarë mjete në vlerë prej 5.000 euro per paisjet e zyres./Lajmi-AL/
Programi i fëmijëve të çerdhes “Gëzimi ynë” paralelja në Tërnoc për fundvit












