Postimi i Ministrit Gent Cakaj:
Një takim i shkëlqyer me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare,
z. Kairat Adbrakhamanov.
Biseduam vetëm e vetëm për çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Shpalosëm informacion të hollësishëm edhe për disa praktika të tjera atje, lidhur me pamundësinë e përdorimit të hapur të simboleve kombëtare dhe nënpërfaqësimin e rëndë në institucione shtetërore.

Morëm siguri se kjo çështje do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare.
Ne do të vazhdojmë pakursyer për ta shtruar në çdo rrafsh ndërkombëtar fatin e vëllezërve tanë në Luginë! Së shpejti me disa veprime shtesë, ka shkruar Ministri Cakaj. /Lajmi-AL/












