Në një postim në Facebook, përfaqësuesi i OJQ-së “Qendra për hulumtim dhe monitorim” ka akuzuar Partinë për Veprim Demokratik se ka autorizuar persona nga qyteti jashtë Preshevës siç thotë ai, për ti ruajtur votat e tyre.
Z. Sadriu thotë se Koalicioni i athershëm për zgjedhjet parlamentare të Serbisë në vitin 2008 ka pasë elektorat edhe në tërë teritorin e Republikës së Serbisë.
Postimin e plotë të z.Sadriu po e paraqesim më poshtë:
DHIA I THA DELMES, TA PASHË…!
I nderuari zoti Dr. Skender Destani,
Nuk desha të shkoj deri këtu por më detyruat. Megjithëate uroj që mos të shkojmë edhe më larg!
Duke Ju vlersuar si një njeri i sinqert, mua shpesh herë më ka ardhur keq që jeni tradhëtuar, shantazhuar, poshtruar e kërcnuar nga PVD-ja.
Mbaj mend njëherë, kur Ju dëbuan nga zyrja e PVD-së me kërcnim se do ti thirrin MILICIN!
Dhe për çudi, Ju akoma vazhdoni te bëheni avokat i subjektit më përçarës të faktorit politik shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Po publikoj një autorizim që Ju ishtit pjesë e: ” KOALICIJA ALBANACA PREŠEVSKE DOLINE” duke autorizuar partitë serbe për t’ua ruajtur vota në Vladicki Han, Kadzi Han Kurshumli pm. etj.
Dhe njëkohësisht, edhe ata duke Ju autorizuar Juve për t’a ruajtur votat e tyre në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë! (Foto 1. elektorati juaj në emër të paris së Çedomir Jovanoviqit)
Faktet flasin që keni pasur elektorat edhe në tërë teritorin e R.Serbisë si koalicion i “…POŠTENI ALBANACA…” pasi që i keni sherbyer qysh atehëre në vitin 2008 strukturave destruktive në Beograd. Dhe për ate mbështetja e ndërsjellt ka qenë e domosdoshme.
Nëse Ju mundoheni t’më etiketoni e shantazhoni me mbështetjen që kam dhënë Çedomir Jovanoviqit në vitin 2012 ,atëherë po dëshmoni se Ju edhe politika paskeni qenë larg si toka me qiellin.
Për mos e zgjatur më shumë, ato paratë që i ceka ditë më parë mbi 1.300.000 €, në vitin 2008 Riza Halimi s’ti ka dhënë. E ku Ju poashtu jeni paditur në Gjykatat Serbe dhe prap nuk keni fituar. Se Riza ka qenë hastreti i Beogradit.
Andaj, kur Ju keni bashkpunuar me partit serbe unë kam luajtur gazuza doktor.
P.S Tani jeni pensioner, ruani respektin që keni tek ne qytetarë zoti Doktor. Ju vlersoj dhe kam respekt të veqant për Ju.
Të uroj shëndet!, ka shkruar Kujtim Sadriu, Përfaqësuesi i OJQ-së “Qendra per Hulumtim dhe monitorim”
z. Sadriu në një prononcim për presheva.com ka thënë se PVD në kohën kur u burgos Grupi i Gjilanit, bashkëpunoi me partitë Serbe.














