Korona edhe më tej aktive në rrethin e Pçinjës, 66 raste nga Bujanoci, 32 nga Presheva

0
174

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 851 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 429 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 235 janë nga Vranja, 66 nga Bujanoci, 37 nga Surdulica, 32 nga Presheva, 23 nga Vlladiqin Hani, 20 nga Boseligradi dhe 16 nga Tërgovishta.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së enjte.