Rruga Tërnoc-Breznicë pas reshjeve të shiut në disa pjesë bëhet e rrezikshme për qarkullim

0
187

Pas reshjeve të pandërprera të shiut rruga Tërrnoc-Breznicë ka pasur vërshime, ku në disa pjesë të rrugës kanë rrëshqitur gurë të mëdhenjtë që mund të jetë normale nga reshjet e shiut, por që është e rrezikshme për kalimtarët.

Foto janë bërë nga një kalimtar të cilat edhe janë publikuar me pëlqimin e tijë.
Ngasësit e automjeteve apelohen që të kenë kujdes në këtë rruge, sidomos në kthesat ku pamësia është e shjurtër.

Vlenë të theksohet se rruga Tërrnoc-Breznicë është rrugën e rendit t dytë dhe nën kompetencat e “Putevi Srbine” ndërsa për rastin në fjalë Drejtorati për investim pranë pushtetit lokal, pasi është njoftuar nga portali Lajmi-AL, menjëherë e ka informuar kompaninë e lartpërmendur për të intervenuar në pastrimin e kësaj rruge. /Lajmi-AL/