Pagesa prej 30 eurosh ndihmë për të gjithë qytetarët e rritur, të cilët kanë aplikuar për këtë ndihmë në Prill, fillon më 1 Nëntor, njoftoi sot Ministri i Financave Sinisha Malli.
“Bëhëet fjalë për ato 30 plus 30 euro, për të cilat njerëzit tashmë vetëm se kanë aplikuar. Më 15 nëntorë do ta hapim aplikacionin për 20 euro, ato para do të paguhen në dhjetor” tha Mali i ftuar në TV Happy.
Ai thotë se Serbia këtë vit do të ketë të paktën 7% rritje të PBV -së këtë vit.
“Shteti ynë ka treguar se sa i fortë dhe i qëndrueshëm është, ne i kemi paguar të gjitha detyrimet tona në një ditë. Të gjithë kanë nevojë për një partner të tillë” ka thënë ministri Mali.
Pas 30 arrijnë edhe 20 euro
Për 20 euro në dhjetor, mund të paraqiten të gjithë ata që kanë mbushur moshën madhore pas 24 prillit 2021.
Ata kanë mundësinë të aplikojnë në të njëjtën mënyrë si më parë përmes faqes së internetit të Administratës së Thesarit, nga 15 deri në 30 nëntor.
Nga ana tjetër, të gjithë qytetarët e tjerë që aplikuan për ndihmë financiare në vlerë prej 2 herë nga 30 euro, si dhe pensionistët, nuk duhet ta paraqesin përsëri kërkesën sepse ndihma prej 20 eurosh do t’u paguhet automatikisht në dhjetor.
Në përkthim, të gjithë ata që morën 30 euro në maj, pa aplikim, do të marrin 30 të tjerat në nëntor, dhe më pas 20 në dhjetor.
Ata që nuk aplikuan për 30 + 30 euro, tani kanë mundësi të aplikojnë për 20 euro, pagesa e të cilave do të jetë në muajin e fundit të këtij viti.
Rritja e pensioneve
Në të njëjtën kohë, pensionistët do të kenë rritje vjetore të të ardhurave, e cila do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm dhe që do të arrijë në gjashtë përqind të secilit pension. Praktikisht të ardhurat e të gjithë 1.7 milion pensionistëve do të rriten me atë shumë nga janari 2022.
Kjo do të arrinte në 1,700 dinarë për një pension mesatar prej rreth 29,300 dinarësh.








