Rexhepi: Nuk do stilizojmë fjalime e diskutime shterpë folklorike, kryefjala është interesi i përgjithshëm kombëtar shqiptar

0
861

Intervistë me Driton Rexhepin, kryesuesin e iniciativës qytetarë LËVIZJA PËR BUJANOCIN. Në intervistën dhënë LajmiAL Rexhepi është shprehur se kapitulli me PVD-në është mbyllur njëherë e mirë, Ai madje ka potencuar se, “nuk do stilizojmë fjalime e diskutime shterpë folklorike, nuk do shesim mjegull”

Sipas Rexhepit, lista e përbashkët për zgjedhjet lokale është kurth e demokracisë që nën vellon e unitetit të fshihen gjithfarë arsye, por vetëm jo interesat e qytetarit.

LajmiAL: Z. Rexhepi fillimisht na thuani çka ju shtyri që të merrni këtë iniciativë për të formuar, më mirë të themi subjekt të ri politik në komunën e Bujanocit?

Rexhepi: E drejta e fjalës dhe e drejta e mendimit ndryshe janë dy postulate që i konsiderojë të patjetërsueshme. Pëndryshe ne rrezikojm të jemi të nënshtruar e kjo squhet ndryshe veq përdhosje e të drejtave tona. Kryefjala e organizimit Lëvizjes është Dinjiteti.

LajmiAL: Keni qenë kandidat për kryetarë të komunës së Bujanocit nga radhët e PVD-së, në zgjedhjet lokale të vitit 2020. Së fundmi keni qenë edhe këshilltarë në KK në legjislaturën aktuale, ku më pas postin ia kthyet PVD-së, duhet të keni patur një arsyeje më të fortë që jeni larguar nga ky subjekt politik?

Rexhepi: Atë kapitull e konsiderojë e të mbyllur njëherë e mirë.

LajmiAL: Iniciativën tuaj, nga ajo që kemi parë në foto, iu kanë bashkangjitur një numër jo i vogël i figurave të PVD-së, mund të na përshkruani pak cilat janë emrat që do ti kishit veçaur, të cilët kanë, apo kanë patur poste me peshë në Asamblenë Komunale por edhe në PVD, e që sot janë përkrah LËVIZJES PËR BUJANOCIN?

Rexhepi: Ne do veprojmë si miq e si një familje e parasegjithash si ekip e përbashkët. Emrat e përvetshëm nuk kanë rëndësi. Lëvija ka mision që ekipi të shtrihet në çdo venbanim, e pse jo dhe çdo shtëpi.

LajmiAL: Këto turbullira gjithonë manifestohen me kritika nga ish-subjekti, si ka qenë për juve dhe pjestarët e tjerë që janë larguar kjo situatë?

Rexhepi: Siç ju thash edhe më lartë, për ne nuk ka rëndësi çfar mendojn rivalët, ne kemi synim aleancën me qytetarin, duke bashkëudhëtuar në arritjen e qëllimeve  programore të Lëvizjes, ku kryefjala është interesi i përgjithshëm  kombëtar shqiptar.

LajmiAL: A ka edhe të tjerë të cilët nuk janë deklaruar publikisht por që do ti shkëputen ndonjërit nga subjektet politike aktuale në komunën e Bujanocit?

Rexhepi: Nuk po kuptohemi drejtë, Lëvizja do rritet e shtrihet gjithandej vetëm në alencë me qytetarin.

LajmiAL: Z. Rexhep, cili është qëllimi i kësaj iniciative, çka mund të presin qytetarët nga Ju? 

Rexhepi: Ditët në vazhdim do aprovet programi zgjedhor 2024-2028, përveç parimeve themelore demokratike si avancimi i pozitës së shqipatarëve, dhe postulateve bazë e drejta e fjalës dhe e mendimit ndryshe, për ne mbeten parime të patjetërsueshme. Programi ynë zgjedhor do jetë real brenda fushëveprimit të kompetencave të vetqeverisjes lokale. Pse ne? Sepse nuk do stilizojmë fjalime e diskutime shterpë folklorike, nuk do shesim mjegull. Prej programit 10 pikësh ja vetëm një pike: Qytet më të pastër në rajon-Më mbani për fjalë. Pjesa tjetër e programit do hartohet në ditët në vazhdim.

LajmiAL: Këtë vit do të kemi zgjedhje lokale, sigurisht do të jeni pjesë e këtyre zgjedhjeve. Si subjekt i ri politik, cilin nga subjektet politike e shihni më të përshtatshëm për një koalicion të mundshëm për të qeverisur me pushtetin lokal?

Rexhepi: Nuk kemi vija të kuqe me asnjë subjekt politik. Vendimarrja i takon Lëvizjes. Aleanca me qytetarin është vizioni dhe preferenca jonë parësore.

LajmiAL: Si e shihni unifikimin e subjekteve politike shqiptare, me një listë të vetme për zgjedhjet lokale?

Rexhepi: Lista e përbashkët për zgjedhjet lokale është kurth e demokracisë që nën vellon e unitetit të fshihen gjithfarë arsye, por vetëm jo interesat e qytetarit.Demokracinë nuk e kemi shpikur ne, rregullat e saj janë të qarta. Në zgjedhje dilet me koncept politik, dhe krijohen aleanca për bashklqeversije. Edhe djalli citon Biblën për nevoja të veta. Cili është qëllimi i një liste zgjedhore, cilat janë parimet bazë? Unitet PO, por për interesa të ruajtjes së substancës sonë kombëtare. Kujdo që i duhet unitet për ta ruajtur statusin ose kolltukun, falëminderit. Tjetër gjë është përfaqsimi në nivele republikane apo rajonale./LajmiAL/