Epidemia e (lisë së qenit) është raportuar dje në territorin e Beogradit. Sipas epidemiologëve, dje janë konfirmuar edhe tre raste të tjera të sëmundjes, siç njihet edhe ndryshe FRUTHI, dy nga e njëjta familje, ndërsa mëngjesin e sotëm është konfirmuar se janë infektuar edhe vajzat binjake 4 vjeçare.
Epidemilogët thonë se situate nuk është alarmante, por që duht kujdes jashtëzakonisht i madh.
Mjekët thonës e situata nuk është alarmante, por kërkon kujdes të shtuar, dhe rikujtim të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Ditën e djeshme Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar për një epidemi të FRUTHIT, duke parë se çdo ditë kemi raste të konfirmuara, që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, gjë që tregon se virusi tashmë është prezent dhe është në qarkullim, pothuajse në çdo qytet.
Thuhet se FRUTHI është një nga viruset më ngjitëse, ndaj në një popullatë ku vaksinimi nuk ka arritur mbulimin e dëshiruar prej 95 për qind, nevojiten vetëm pak pacientë për të krijuar një rrezik potencial.












