Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 355 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 52 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 27 nga Vranja, 9 nga Surdulica, 6 nga Boseligradi, 5 nga Bujanoci, nga 2 raste kanë Tërgovishta dhe Vlladiçin Hani dhe 1 Presheva. /Lajmi-AL/












