Në fotografi: Dina i Pajës
Dina i Pajës (1902-1997) -tregtar
Ajdin (Ajdar) Pajaziti apo Dina i Pajës, siç njihej në Tërrnoc, lindi në vitin 1902 në Tërrnoc dhe ishte djali i Ajdarit dhe Ajmanes i mëhallës Tole. Kishte kryer mejtepin dhe dinte shkrim-lexim.
Dyqanin ushqimor e hap në mëhallën e tij, përballë shtëpive të tyre. Dyqanin e mban hapur deri në pension, edhe pse edhe pas trashëgimit të këtij dyqani nga djali i tij, Pajaziti, vazhdon të punojë hera-herës aty.
Në vitin 1990 i vdes djali i madh, Pajaziti, ndërsa Ajdini i Pajës vdes në vitin 1997, në moshën 95 vjeçare.
Pas vetes lë dy djem e pesë vajza e dy djem. Djemtë: Pajazitin dhe Sylejmanin (të ndjerë) familjet e të cilëve jetojnë në Tërrnoc.
Vajzat: Vaxhiden, Nexhipen, Sanijen ( të ndjera) të cilat kanë jetuar ne Tërrnoc) Ramzijen që jeton ende në Tërrnoc, Zeqijen e martuar në Bujanoc, e që jeton ne Amerikë.
Pajazit (Ajdin) Pajaziti (1938-1990) -Zita i Dinës-tregtar
Pajaziti, përkatësisht Zita i Dinës ishte djali i madh i Dianës Pajës të mëhallës Tole të Tërrnocit.
Lindi në vitin 1938 në Tërrnoc dhe njëjtë si babai i tij, edhe ky e kryen mejtepin dhe dinte shkrim-lexim.
Në moshën e tij madhore e trashëgon dyqanin ushqimor të babait të vet dhe aty punon deri në vitin 1990, kur edhe vdes në moshën 52 vjeçare.
Pas veti lë dy djem e një vajzë.
Djemtë: Elhani, që me familje jeton në Tërrnoc, e Adnani me familje jeton në Prishtinë. Vajza, Ajmanja është martuar në Gjilan dhe me familje jeton në Gjermani.
Shkrimi i përgatitur nga Nehat Salihu












