RECIPROCITETI: Shqiptarët e Luginës peng i mosmarrveshjeve Kosovë-Serbi

0
389

Shkruan; Hajredin HYDA

“Kurti para ndërkombëtarëve po përdorë teknikën e “femiut që qanë”, për të tërheqeur vemendjen e nënës”

“Masat e reciprocitetit me Serbinë, nuk kanë për qëllim shqiptarët e Luginës, por edhe ata do të pësojnë nga këto masa, dhe për këtë veprim ata duhet të kenë mirëkuptim”

Përfaqësuesi zyrtar i Republikes së Kosovës

Kjo deklaratë zyrtare është më shumë formë e veprimit Makiavelian se sa politike shtetrore, sepse këto masa kanë dy shënjestra: qytetarët e saje serb dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë jashtë kufirit të Kosovës, poashtu ëshë shqiptarët e Luginës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë dhe makinat e tyre i kan me tabela të Bujanocit (BU) ose shqiptarët e Preshevës qe kan tabelat (VR)!

Këta janë frekuentuesit me të mëdhenjë të kufirit, se nëse Qeveria e Kosovës mendon se serbët nga brendia e sajë, apo ata që jetojnë rreth Kosovës do të vijnë në kufi për ti ndrruar tabelat, sinqerisht gabohen shumë!

Ata edhe me tabela te Serbisë hezitojnë të vizitojnë Kosovën, e lëre më kështu…

Reciprocitet kishte me qenë që qytetarët serb që bartin ende në makinat e tyre tabelat e vjetra të para 1999, ti detyroj që ti zëvendesojnë me tabelat kosovare.

Por që gjoja për interes të shtetit të viktimizoj krejtë Luginën, sjell në shprehje thënjen e Makiavelit “Qëllimi arsyeton mënyrën”!

Cili është qëllimi, ne mundemi vetëm të spekulojmë, por duhet të dihet se Lugina si ai Trimi i plagosur në betejë është duke i shëruar plagët, dhe papritur i shtohet edhe një plagë.

Në këto dhjetë vitet e fundit, çdo masë e marrë nga qeveritë e derisoteme të Kosovës, që ka pasur qëllimin e aplikimin e reciprocitetit me Serbinë, si cak të parë, çdoherë kan pasur shqiptarët e Luginës dhe vruli dhe fuqia fillestare është zbrazur në Luginë, dhe pas një kohe dhe dëmit të bërë, janë tërhequr nën trysninë e ndërkombëtarëve.

Mendoj se këto masa do ti shërbejne me së shumti “Nacionalistave me profesion”, që do të dijnë që nga dy palët (qeveritë e Kosovës dhe Serbisë) ti shfrytezojnë më së miri gjatë fushatës për zgjedhje komunale,

Ose është edhe teoria tjetër e tërheqjes se vëmendjes së ndërkombtarëve që viteve të fundit përballë problemeve tjera globale, Kosovën e kan lenë në planin e dytë, dhe Kurti po përdorë teknikën e “femiut që qanë”, për të tërheqeur vemendjen e nënës!