Bujanoc: E diela pa raste të reja me Covid-19

0
173

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona janë testuar 311 persona në territorin e rrethit të Pçinjës.

Në bazë ta analizave të publikuara 139 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 101 janë nga Vranja, 16 nga Vlladiçin Hani, 16 nga Surdulica, 2 nga Tërgovishta, 2 nga Bosilegradi dhe 2 nga Presheva.

Në bazë të këtyre rezultateve, komuna e Bujanocit gjatë ditës së dielë nuk ka patur raste të reja me Covid-19, kjo sipas mjekëve është, më shumë për shkak se gjatë vikendit në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc nuk kryhen analiza ndaj virusit korona , përveç rasteve urgjente./LajmiAL/