Përfaqësuesit institucional dhe politik të Luginës së Preshevës kanë ndarë dhembjen me familjet e të vrarëve dhe institucionet e Kosovës.
“Lajmi i hidhur nga Gllogjani nuk e ka tronditur vetëm Kosovën por edhe Luginën e Preshevës.
Lugina e Preshevës, komuna e Bujanocit në këto momente të hidhura është përkrah bashkombasve të tyre në Kosovë dhe ndanë dhimbjen me familjet e të vrarëve.
Gjithmonë dhe në çdo periudhë me vëllezërit tanë.
Besojmë në institucionet e Kosoves se kryesit e këtij akti makabër së shpejti do të dalin para drejtësisë, ka shlruar Nagip Arifi kryetar i komunës së Bujanocit në telegram ngushëllimin e tijë për rastin e ndodhur në Gllogjan të Deçanit. /Lajmi-AL/












