Ministrat e Qeverisë Kurti nuk lejohen të vijnë në Luginë, i refuzohet hyrja

0
437

Edhe pse gjithçka tashmë ishte gati për pritjen e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilët kishin paralajmëruar vizitën e tyre më 27 dhe 28 nëntor në Luginë të Preshevës, në momentin e fundit anulohet kjo vizitë si pasoje e mos lejimit nga autoritetet serbe për të hyrë në Serbi, ka mësuar Lajmi-AL.

Delegacioni i ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës i përbërë nga ministrat Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Jetish Jashari, nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, ishin paraparë që më 27 nëntor ta vizitonin Medvegjën dhe Bujanocin ndërsa më 28 agjendën ta përmbyllnin në komunën e Preshevës.

Postimi i mministrit Liburn Aliu:

Nga Serbia, na refuzohet pa arsye kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në momentin para nisjes.

Duke filluar nga sot, bashkë me ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë.

Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye, për refuzimin.

Agjenda e aktivitetit të planifikuar, përfshinte vizitën, në datat 27 dhe 28 Nëntor, në të tre komunat e banuara me shqiptarë dhe takime me kryetarët e komunave, përfaqësuesit në parlament, në nivelin lokal dhe me krerët e subjekteve politike.

Refuzimi i kërkesës është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

/Lajmi-AL/