Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadani gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Beograd ku është takuar me diplomatin turk Sami Aksoy.
Gjatë takimit Ramadani e ka njoftuar të akredituarin e Turqisë në Serbi lidhur me situatën në dhe problemet që po ballafaqohen popullata në këtë komunë.
“Takim miqësore me ambasadorin e Turqisë në Beograd z. Sami Aksoy.
Biseduam për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me Komunën e Bujanovcit dhe përkujdesjen ndaj Luginës së Preshevës në tërësi” ka thënë Ramadani pas takimit. /Lajmi-AL/












