Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për targat mes dy shteteve.
me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo gjë u arrit pas negociatave dy ditore që u bë nga delegacionet e dy shteteve.
“Ne e kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën për të vazhduar për sapo është arritur.
Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak









