Rahim Rahimi nga nga Bilaçi, këshilltarë i deritanishëm, ligjërisht akoma, i Partisë Demokratike ditë më parë përmes rrjetit social ka paraqitur largimin e tijë nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike si dhe nga posti i këshilltarit nga radhët e PD-së. Rahimi largimin e tijë e ka arsyetuar si më poshtë:
“Të dashur miq e dashamirë, të nderuar ju qytetarë,
Ju njoftoj se kam vendosur të tërhiqem nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratke pjesë e së cilës isha që nga ditët e para të themelimit të saj.
E kisha shumë të vështirë të ndërmarr një hap të këtillë por ai m’është bër i domosdoshëm.
Sidomos në këto dy vitet e fundit, unë isha i anashkaluar nga të gjitha proceset vendimmarrëse brenda partisë.
Këto situata kanë ndikuar që të shtohen paknaqësitë në të gjitha nivelet e PD-se dhe të vi deri te ky perfundim.
Duke dashur që qytetarët dhe votuesit e mi mos të preokupohen me këto problematika, kam ruajtur durimin, dhe kam vendosur që dorëheqjen time ta paraqes gati në fund të mandatit.
Poashtu, duke rrespektuar besimin ndaj atyryre që më kanë votuar në emër të Partisë Demokratike, mandati im i këshilltarit do t’i kthehet vet subjektit.
Edhe pse kanë mbetur pak kohë deri në zgjedhjet e reja, e konsideroj obligim moral që këtë mandat ta dorëzoj që në seancën e parë të Kuvendit Komunal.
I falenderoj të gjithë qytetarët, veçmas bashkëvendasit e mi nga fshati Bilaç të cilët më kanë përkrahur parreshtur.
Konsideratë dhe mirënjohje për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi të sinqertë brenda PD-së.
Për rrugëtimin tim politik në të ardhmen, opinionin publik do të njoftoj me kohë.
Me rrespekt” ka shkruar Rahimi.
Ndërkaq dy dit më vonë gjegjësisht gjatë ditës së djeshme, Rahimi ka publikuar një foto me kryetarin e degës së APN-së për Bujanoc Arbër Pajazitin ku edhe ka bërë të ditur kalimin e tijë në APN.
Inkuadrimin e Rahimit në APN e ka konfirmuar edhe vet kryetari i APN-së Arbër Pajaziti përmes një postimi në rrjetin social.
“Mirë se erdhe Rahim
Nga sot, Alternativa për Ndryshim është pasuruar me një kuadër të pashoq, siç është Rahim Rahimi.
I ndodhur gjithnjë në shërbim të qytetarëve, Rahimi ka vendosur që potencialin e tij ta vë në dispozicion të frymave ndryshuese politike që po e presin Bujanocin.
Ekipi APN-së, pjesë e të cilit do të jetë edhe Rahimi, tash e tutje do të jetë më i fortë.
Besimin në popull që e gëzon ai, është edhe rritje e përkrahjes për subjektin tonë politik i cili pa asnjë mëdyshje do të jetë bartës i procesit të një epoke më të mirë për këtë komunë.
Jemi të bindur se rrugën e Rahimit, ditëve në vijim, do ta ndjekin edhe shumë kuadro profesionale, individë dhe grupe, duke u bërë pjesë e fitores së pashmangshme dhe e qeverisjes nën drejtimin e të rinjve.
Bujanoci po ripërtërihet, rinia po e merr fatin në duart e veta” ka shkruar Pajaziti në rrjetin e tijë social./LajmiAL/












