KATËR BEBE NË BEOGRAD VDIQEN NGA KOLLI I MADH. Numri i fëmijëve me pasqyrë të rëndë klinike po rritet

0
572

Katër foshnja kanë vdekur nga kolla e madhe në Institutin për Nënë dhe Fëmijë në Beograd, një fëmijë është në aspirator, që do të thotë se është në gjendje shumë të rëndë dhe gjysma e fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje janë të shtruar në spital. Vaksina është mënyra e vetme për të parandaluar sëmundjen, thonë mjekët.

“Fatkeqësisht, fëmijët e vegjël, foshnjet deri në 4 muajsh mund të zhvillojnë një pasqyrë klinike shumë të rëndë, e cila në vendin tonë përfundoi me vdekjen e katër bebeve” është shprehur Prof. Vladislav Vukomanoviq, kardiolog dhe menaxher i klinikës pediatrike në Institutin për kujdesin shëndetësor të nënës dhe fëmijës në Serbi.