Qeverisja lokale në Prshevë në prag të humbjes së shumicës, Presheva prap para zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

0
231

Nga burime brenda koalicionit aktual qeverisës në komunën e Preshevës, kemi informacione të sakta që një këshilltar i listës së koalicionit aktual, tashmë vetëm se ka migruar për në Evropën Perëndimore dhe kështu kanë mbetur vetëm më 20 Këshilltar në këtë koalicion fragjil, shkruan presheva.com, përcjell LajmiAL.

Pas largimit të këshilltarit nga PDSH në fundviti dhe qasjes kërcënuese e denigruese të ish subjektit të tij, ka shtyrë që një këshilltar nga radhët e LR-së të migrojë për në Evropën Perëndimore, duke ndarë kështu fatin me shumë bashkëvendas, në kërkim të një jete më të mirë dhe më me perspektivë.

Koalicioni aktual edhe pse i përbërë nga katër subjekte politike, tashmë gjendet në prag të humbjes së shumicës me vetëm 20 Këshilltar dhe Preshevës me automatizëm prap po i serviren Organi i përkohshëm dhe mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Se kush do të bartë fajin edhe për këtë gjë, mbetet të shihet.