Arifi takon kryetarët e komunave të Kamenicës dhe Gjilanit bisedojnë për projekte të përbashkëta

0
265

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka zhvilluar dy takime me homologët e tijë në komunat e Kamenicës dhe Gjilanit, Kadri Rahimajn dhe Alban Hysenin.  

Gjatë këtyre takimeve është biseduar për thelimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe projekteve të përbashkëta në lëmi të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e rinisë, arsimit, sportit, kulturës e ekonomisë.

Postimi i kryetarit Arifi:

Sot gjatë ditës zhvillova takime me kryetarin e komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe me kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

I urova dy kryetarët për postet e tyre në krye të komunave respektive, dhe u zotuam se bashkëpunimi ndërkufitar do të thellohet dhe do të kemi projekte të përbashkëta në lëmi të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e rinisë, arsimit, sportit, kulturës e ekonomisë.

Gjithashtu, shfrytëzova rastin që të takoj edhe ish kryetarët e dy komunave Qëndron Kastrati dhe Lutfi Haziri, dhe t’i falemnderoj për bashkëpunimet e deritanishme, ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit./LajmiAL/