Djali i dëshmorit të kombit Ridvan Qazimit Komandant Lleshit, Levent Qazimi, përmes profilit të tijë ka reaguar ndaj shkrimeve të fundit në mediat serbe të cilat e UÇPMB-në e kanë cilësuar organizatë terrosirste.
Qazimi ka shkruar se, nuk mund askush ta njollosë kontributin e tyre, e sidomos Serbia me rrymat e errta të saj.
Postim i plotë i Levent Qazimit

Fushata primitive e një pjese të shtypit të Beogradit duke i quajtur dëshmorët tanë terroristë vetëm se dëshmon qëllimet e shtetit serb për të eliminuar çdo vepër sublime që është shqiptare.
Nuk mund askush ta njollosë kontributin e tyre, e sidomos Serbia me rrymat e errta të saj.
Prindërit, djemtë, vëllezërit tanë nuk ishinin terroristë. Ata mbesin figurat më emblematike të historisë tonë kombëtare. Dhe si të tillë do t’i kujtojmë gjithëherë.
Lavdi jetës dhe veprës së tyre! ka shkruar Qazimi./LajmiAL/












