Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot në Ministri pa Portfol në Beograd ka nënshrkaur kontrtanë për ndihmën e pakthyeshme financiare për komunën e Bujanocit në vlerë prej 8 milion e 200 mijë dinarë.
Komuna e Bujanocit ka konkuruar në konkursin publik për projekt dokumentacion, ku edhe ka përfituar shumën maksimale prej 1.200.000 dinarë.
Ndërsa në thirrjen e dytë publike për projektet në infrastrukturë, gjegjësisht blerjen e paisjeve komuna e Bujanocit ka përfituar projektin me vlerë prej 7 milion dinarë për blerjen e mjetit për pastrimin e rrugëve, u shpreh kryetari Arifi pas nënshkrimit të kontratës.

“Komuna e Bujanocit është njëra nga 40 komunat në Sërbi e cila ka arritur të përfitojë projekte me vlerë prej 8.200.000 dinarë dhe kjo nuk do të jetë e gjitha që komuna jonë do të përfitojë nga donatërë të ndryshmë, duke mos harruar edhe projektin prej 30.000.000 euro dhe projektin që kemi përfituarnga Qeveria e Kosovës në shumë prej 200.000 euro” është shprehur Arifi.
Ai gjithashtu potencoi se, gjatë ditës do të ketë takim edhe me Ambasadorin e Shëipërisë në Beograd Ilir Boçka për të diskutuar lidhur me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare për komunën e Bujanocit.
Programi i mbështetjes për përmirësimin e zhvillimit të komunave jashtëzakonisht të pazhvilluara është hartuar në mënyrë që të mundësojë zhvillim më të shpejtë të komunave të pazhvilluara, dhe kështu të përshpejtojë rritjen ekonomike të Serbisë – thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie./LajmiAL/












