Një sërë produktesh ushqimore në marketet kosovare, të cilat mbajnë të njetin emër, ambalazh dhe ifnormacionet tjera me ato në Serbi dhe Maqedoni të Veriut, në brendi janë pothuajse 50% të ndryshëm, sikurse përnga kualiteti poashtu edhe kvantiteti.
Shumë qytetarë kanë vërejtur se “Nescafe 3in1”, ka plotësisht shijë të ndryshme si dhe sasi më të pakët. Nëse e bleni në markete në Kosovë një “Nescafe 3in1” dhe ta krahasoni me atë që e bleni në Serbi apo Maqedoninë e Veriut do të vëreni se ajo që keni blerë në Kosovë është për 30% në sasi më të pakët si dhe shija e sajë dallon shumë nga ato që i bleni në vendet tjera.
Kohëve të fundit shumë qytetarë janë ankuar edhe në ambalazhin e supës së gjelit, jo vetëm shija por edhe sasia e ambalazhit të supës së gjelit në marketet në Kosovë dallojnë shumë nga ato në Serbi dhe Maqedoni të Veriut, janë më të pakët në sasi dhe shije më të keqe, duke mos harruar edhe çmimet më të favroshe në këto dy vendet e fundit.
Ankesa të shumta nga konsumatorët kosovarë ka edhe në çmimet e dyfishta, sidomos përmendet Viva-Fresh, ku konsumatorët tjetër çmim kanë parë në etiketën e produktit ndërsa tjetër çmimë u ka dalë në kuponin fiskalë gjatë pagesës.
Ajo që vlenë të thekshet është fakti se, pjesa dërmuese e produkteve ushqiore në marketet kosovare të cilat kanë origjinën nga vendet e tjera, e të cilat janë në tregjet edhe të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë ndryshime drastike sikurse në sasi poashtuedhe në kualitet, andaj Kujdes! Ekspertët e ushqimit në Kosovë thonë se, ka raste të panumërta ku disa produkte ushqimore janë vetëm imitime të cilat as 50% nuk i ofrohen kualitetit të origjinalit.












