Instituti Hidrometeorologjik Republikan ka publikuar parashikimin e motit për sot, sipas të cilit në Serbi do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe më i freskët me reshje shiu, ndërsa në viset malore do të bjerë borë.
Sipas parashikimit të meteorologëve të IHR do të fryjë erë e dobët deri mesatare që herë pas here do të jetë e fortë veriperëndimore dhe në mbrëmje do të dobësohet. Temperaturat më të ulëta pritet të lëvizin nga pesë deri në tetë gradë Celsius, ndërsa temperatura më e lartë ditore prej 11 deri në 15 gradë Celsius.
Ditën e enjte pritet mot i ndryshueshëm i vranët dhe me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në malet mbi 1200 metra mbi nivelin e detit do të bjerë borë. Temperatura minimale nga 4 deri në 7 gradë, maksimalja nga 10 deri në 14 gradë.
Të premtën do të jetë pjesërisht mot i vranët dhe më i ngrohtë me intervale diellore. Era e dobët në mëngjes me drejtim të ndryshueshëm, pasdite nga juglindja. Temperatura më e ulët nga 1 deri në 6 gradë, më e larta ditore nga 15 deri në 18 gradë.
Ditën e shtunë do të mbajë mot kryesisht i vranët, vende-vende me reshje shiu, ndërsa në jug dhe lindje vetëm paradite me intervale diellore. Erë e dobët, perëndimore dhe veriperëndimore. Temperatura më e ulët nga 2 deri në 9, më e larta nga 14 deri në 17 gradë.








