Edhe muaji prill e gjenë komunën e Buajnocit me numra dyshifrorë sa I përket të të infektuarve më virusin korona, të dhëna këto të konkfirmuara nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc.
Gjatë ditës së djeshme, gjegjësisht me 1 prill janë konfirmuar 11 raste me virusin korona në komunën e Bujanocit.
Sipas mjekëve gjendja vazhdon të jetë shqetësuese dhe apelojnë te popullata që ti përmbahen masave në fuqi në mënyrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së infekcionit.
Në muajin prill numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 11 persona.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1207 persona.
Në muajin prill janë kryer gjithsej 118 kontrolla prej tyre 114 të rritur dhe 4 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 1 prill ka qenë 1118, prej tyre 114 të rritur dhe 4 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 34 persona 10 prej tyre kanë rezultuar pozitiv nga komuna e Bujanocit dhe 1 nga komuna e Vranjës, ndërsa 2 të infektuar thuhet se janë nga personeli shëndetësorë i shtëpis së Shëndetit në Bujanoc./LajmiAL/












