Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, pjestarët e policisë kanë arrestuan pesë persona gjatë pranimdorëzimit të rreth 50 kilogramë marijuanë, e cila ka mbërritur nga Bujanoci në Beograd për shitje të mëtejshme, njofton MPB.
Janë arrestuar B.P moshës (25), N.S moshës (25), GJ.O moshës (32), I. S. moshës (25) dhe A. L. moshës (23), ka bërë të ditur dje Ministria e Punëve të Brendshme.
Dyshohet se B. P. dhe GJ.O, të mërkurën në vendbanimin Milakovac, nga bagazhi i makine “Peugeot”, i drejtuar nga I. S. në të cilën ishte e pranishme edhe A. L, tentuan ta merrnin marihuanë të paketuar në dy çanta të mëdha dhe një thes.
Policia afër vendit të pranimdorzimit e ka gjetur edhe personin me iniciale N.S.
Gjatë kontrollit në apartamente dhe lokale të tjera të përdorura nga të dyshuarit, pjestarët e policisë gjetën një sasi më të vogël të drogës, të përgatitur për shitje të mëtejshme dhe shuma të mëdha parash.
Të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë dhe ata do të sillen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, në bazë të kallëzim penal.












