Presheva po rimbushet me migrantë: 107 migrant nga Beogradi dërgohen në qendrëne pranimit në Preshevë

0
314

Gjatë aksionit të rregullt të policisë në territorin e kryequtetit të Sërbisë, policia ka ndaluar 107 migrantë të cilët në teritorin e Sërbisë janë futur në mënyrë ilegale dhe të cilët nuk posedojnë dokumente udhëtimi.

Qendra e pranimit në Preshevë është pikënisja nga ku shumica e migrantëve ilegal regjistrohen për tu paisur me dokumente të përkohshëm qëndrimi deri në vendimin e radhës.   

Kohëve të fundit në qendrën e pranimit në Preshevë kryesisht janë duke u sjellë migrantët ilegal që po kapen në territorin e komunave të Beogradit, Stari grad, Savski Venac, Novi Beograd, Vraçar, Vozhdovac dhe Zvezdara, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë./LajmiAL/