Bujanoci për 3 ditë radhazi nuk ka konfirmuar raste të reja me Covid-19

0
227

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 224 mostra e marra në rrethin e  Pçinjës, 5 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid 19.

Nga ky numër, 4 janë nga Vranja dhe 1 nga Vlladiçin Hani.

Në komunat e tjera të rrethit të Pçinjës, përfshirë Bujanocin dhe Preshevën nuk ka patur raste të reja të t5ë infektuarve me virusin korona.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të infektuarve ka arritur në 1.560. Në muajin qershorëjanë kryer gjithsej 80 kontrolla, prej tyre 78 të rritur dhe 2 fëmijë. Qeshori ka nisur me dy të infektuar por rti ditët e fundit nuk kemi raste të reja të të infektuarve.

Gjatë ditës së djeshme janë kryer 29 kontrolla, 27 të rritur dhe 2 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 14, nga ky numër asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv./LajmiAL/