PËRSE Ambasadori R.Kosovës në Beograd Jetish Jashari ANASHKALOI takimin me Pajazitin?

0
326

Formimi i qeverisjeve të reja lokale në fillim zakonisht manifestohet me urime, vizita përuruese dhe njohje nga afër me institucionet e reja nga ana e diplomatëve të huaj dhe vendorë. Edhe në komunat e Preshevës dhe Bujanocit kjo traditë vazhdoi sikurse herave të kaluara.

Diplomatët e parë që erdhën në ënyrë vëllazërore për ti uruar të zgjedhurit e popullit në Preshvë dhe Bujanoc ishin ambasadorët e vendeve amë të Shqipërisë dhe Kosovës, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Dr. Bardhyl Canaj dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, z. Jetish Jashari!

Fillimisht Canaj dhe Jashari nderuar gjininë femrore, kryetaren e komunës së Preshevës Ardita Sinanin për të vazhduar më pas me kryetarin e komunës së Bujanocit Arbër Pajazitin.

Megjithatë në Bujanoc agjenda e vizitave sikur kishte ndryshuar, tek Pajaziti për vizitë erdhi vetëm ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Dr. Bardhyl Canaj, në orët e pasditës, gjegjësisht pas përfundimit të orarit të punës, ndërsa Jashari për arsyeje ende të panjohura zyrtarisht nuk është takuar me të parin e Bujanocit.

Edhe pas, pothuajse një jave nuk kemi ndonjë informacion zyrtarë nga kabineti i kryetarit Pajaziti përse Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, z. Jetish Jashari nuk është takuar me Pajazitin, por as nga ky i fundit, pavarësisht se, Jashari ka qëndruar në Bujanoc dhe është takuar me të gjithë liderët e subjekteve politike shqiptare, përveç udhëheqësve të pushtetit lokal.

LajmiAL jozyrtarisht ka mësuar se mos ardhja e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, z. Jetish Jasharit në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit Arbër Pajazitit nuk ka qenë e rastësishme, Jashari nuk e ka marrë pëlqimin e qeverisë së tijë për tu takuar me institucionet lokale në komunën e Bujanocit.