KafshIme fallco me pirunë apo edhe nofullat e qenve të ngordhur!

0
481

Çdo vit buxhetet e vetëqeverisjeve lokale në Serbi zbrazen për shuma shumë milionëshe në emër të dëmshpërblimit për shkak të kafshimeve të rreme nga qentë endacakë. “Mafia e qenve”, siç paralajmërojnë në qytete dhe komuna, përdor pirunët apo edhe nofullat e qenve të ngordhur si arsye për padi dhe ndodh që individët në disa qytete, si “viktima profesionale”, dëmshpërblehen deri në katër herë. muaj!

Në Valjevë, lidhur me këtë vitin e kaluar qytetarëve iu janë paguar më shumë se 54 milionë dinarë për dëmet e shkaktuara nga kafshimet e qenëve! Tashmë në gjysmën e parë të këtij viti, sipas të dhënave në këtë qytetjanë të inicuara 106 lëndë gjyqësore me vlerë të përgjithshme prej 11.2 milionë dinarë dhe që të gjitha kanë të bëjnë me kafshimet e qenve dhe se obligimet mbi këtë bazë, përfshirë edhe aktgjykimet e mëparshme kanë arritur në 13.5 milionë dinarë.

Disa qytetarë “kafshohen” nga qentë katër herë në muaj

“Është fakt i pabesueshëm se disa banorë të Valevës janë kafshuar nga qentë deri në katër herë në muaj dhe se të gjithë kanë pasur raporte të duhura mjekësore për lëndimet e marra. Lidhur me këtë janë iniciuar raste gjyqësore në disa prej këtyre rasteve, por ky është një problem që është prezent në tërë Serbinë dhe është e nevojshme të përfshihen instanca të shumta, në nivel republikan, në mënyrë që gjithçka të vihet në rrugën e duhur” thonë nga ky qytet.

Në komunën e Bujanocit sipas të dhënave jozyrtare në vit arrijnë rreth 100 kërkesa të qytetarëve për dëmshpërblim për shkak të kafshimit nga qenët endacakë, e që pjesa dërmuese përfitojnë dëmshpërblim prej 25.000 dinarë për fëmijë ndërsa 20.000 dinarë për të rritur.   

Gërvishtja me pirun dhe “kafshimi” i nofullës së një kafshe të ngordhur

Në shumë qytetet, sipas të dhënave të publikuara rastet e shpeshta nga kafshimi i qenëve endacak falsifikohet, qytetarët I bëjnë gërvishtjet më pirun ose edhe përdorin nofullën e qenëve endacak të ngordhur për ti shkaktuar kafshimet e qëllimshme, me të vetmin qëllim që të marrin shpërblimin.

Pavarësisht se në komunën e Bujanocit ka rreth 100 raste në vit, të kafshimit nga qenët endacak, nuk ka dëshmi nëse ka edhe raste kur qytetarët i bëjnë gërvistjet me metoda të ndryshe vetëm për të përfituar dëmshpërblim.  

Aleanca Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik Vendor (NALED) paralajmëroi më herët se shkaku i këtyre problemeve dhe abuzimeve është se nuk ka rregull të mjaftueshëm në punën e komisioneve që vendosin për të drejtat e qytetarëve për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga kafshimi i qenve të rrugës.