Përkujtohet dëshmori i kombit Vebi Rexhepi nga Konçuli

0
473

Në prezencën e familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësues institucional dhe politik dhe bashkëvendasve sot në fshatin Konçul të Bujanocit u përkujtua 20 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Vebi Rexhepi.
Pas homazheve te varri i dëshmorit, për të pranishmit u shfaq program kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit.
“Jeta dhe vepra e Vebiut na mëson që asnjëherë të mos gjunjëzohemi për të drejtat tona.
Vebiu dhe të gjithë dëshmorët e UÇPMB-së na kanë lënë amanet, që liria është më e shtrenjtë edhe se vetë jeta” u tha gjatë programit kushtuar dëshmorit nga Konçuli, Vebi Rexhepit
Gjendja pandemike dhe masat në fuqi kanë pamundësuar që agjenda e manifestimit “DITËT E VEBI REXHEPIT” ti përshtatet viteve të mëparshme, megjithatë këshilli organizativ duke respektuar të gjitha masat ka mundësuar organizimin e programit te shkolla e fshatit. /Lajmi-AL/