Komuna e Bujanocit uronë kampionët

0
492

URIME K.F.TËRNOCI

Komuna e Bujanocit uron K.F. Tërnocin për shpalljen kampion në Ligën e Pçinjës, që njëherit nënkupton edhe ngritjen një ligë më lartë në sezonin e ardhshëm.

Paraqitjet fantastike të çunave, përkushtimi i trenerëve dhe kryesisë, përveç fshatin Tërnoc kanë bërë krenarë edhe gjithë komunën e Bujanocit dhe Luginën e Preshevës.

Për herë të parë në histori një klub shqiptar ngjitet në një kategori më të lartë, dhe është pikërisht K.F. Tërnoci që do të përfaqësojë komunën tonë atje.

Komuna e Bujanocit ndjehet krenar me K.F.Tërnocin, i cili me sukses po vazhdon traditën e saj në futboll dhe mbetet ambsadori më i mirë i shqiptarëve në Luginë.

Urime dhe suksese edhe në sezonin e ardhshëm!