Përfundon procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore për fëmijët e diasporës në Zvicër

0
193

Ambasada e RSH në Bernë ka përfunduar procesin e shpërndarjes së teksteve të reja shkollore për 900 nxënësit e “Shkolla Shqipe”.

Këtë vit për herë të parë u shpërnda teksti shqip “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare – Niveli 1 (shoqëruar me Fletën e punës dhe materialet plotësuese). Ky tekst është hartuar në përputhje me Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, miratuar nga Ministria e Arsimit, Shqipëri dhe Ministria Arsimit, Kosovë, duke përbërë kështu një hop cilësor në drejtim të unifikimit të mësimdhënies dhe metodave bashkëkohore të mësimit të gjuhës amëtare.

Teksti është ndërtuar në 3 pjesë që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II, III.

Mësimi i gjuhës shqipe dhe masivizimi i saj është ndër prioritetet e punës së Ambasadës.

Ambasada uron suksese për të gjithë nxënësit e mësuesit dhe prindërit për mbështetjen e tyre, thuhet ne njoftimin e Ambasades.