Ditët përkujtimore për Jonuz Musliun përfunduan me Akademinë Përkujtimore të organizuar në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, për të përkujtuar jetën dhe veprën e lavdishme të liderit historik të Luginës, Jonuz Musliu.
Gjatë akademisë folën Kryetari i OVL-së, Kryetari i Komunës, Deputeti popullor, zv/Kryetari i KNSH-së, si dhe përfaqësues nga familja Jashari e Orizares së Kumanovës dhe përfaqësues nga bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e Maqedonisë së Veriut.
Të gjithë njëzëri ngritën lartë figurën dhe simbolin kryesor të Luginës, duke e kujtuar me nostalgji për veprimtarinë mbi tre dekada për liri dhe bashkim.
Mungesa e zërit të Jonuz Musliut është evidente dhe çdokush po e ndjen se Lugina ka mbetur bosh pa të.

Në emër të familjes Musliu, i falënderoi të pranishmit djali i Jonuz Musliut, njëherit zv/Kryetar i Komunës dhe Kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu.
Gjatë aktivitetit u prezantua një pikturë e punuar nga piktorja nga Bujanoci, Leoneta Abdyli, pikturë e cila përmban etapat nëpër të cilat ka kaluar Jonuz Musliu përgjatë këtyre dekadave, deri tek ngritja për herë të fundit e flamurit kombëtarë në selinë e KNSH-së.
Dhe në fund të programit u bë promovimi i këngës “ME FLATRA SHQIPONJE” e kënduar nga këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri.
Lavdi për jetën dhe veprën e Jonuz Musliut. Janari, flakadan i pashuar! Thuhet në njoftimin e LPD-së












