Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 895 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 441 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 286 janë nga Vranja, 54 nga Surdulica, 32 nga Vlladiqin Hani, 26 nga Bujanoci, 17 nga Tërgovishta, 16 nga Presheva dhe 11 nga Boseligradi.
Edhe më tej shifrat e të infekturave në baza ditore janë në rritje pavarësisht numrit të madh të testuarve, Bujanoci dhe Presheva mbesin me numra dyshifrorë.












