Përfundoi turniri tradicional i Shahut ,,Jonuz Musliu”

0
382

Në kuadër të manifestimit “Ditët Përkujtimore të Jonuz Musliut” edhe sot kanë vazhduar aktivitetet e parapara sipas agjendës, ku pas ecjes në këmbë në relacionin Dobrosin – Konçul, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc është mbajtur edhe Turniri Tradicional i shahut ,,Jonuz Musliu” ku morën pjesë garues të trevave të ndryshme, dashamirë të këtij sporti.

Sipas drejtorit të Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismailit, në këtë aktivitet sportive kushtuar verimtarit Jonuz Musliut morën pjesë shahistë nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Presheves.

Pas 11 xhirove të zhvilluara, vendi i parë i takoi Endrit Uruqit, vendi i dytë Ibrahim Alishanit vendin e tretë e fitoi garuesi Isuf Kasumi.

Lideri i LPD-së, njëherit djali i të ndjerit Jonuz Musliut, Shqiprim Musliu përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi për pjesmarrjen e tyre sepse kjo sipas tij nderon jetën dhe veprën e Jonuz Musliut.

Në emër të Shtëpisë së Kulturës të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori Jetmir Ismaili I cili u përkujdes për mbarvajtjen e këtij aktiviteti.

Manifestimi “Ditët Përkujtimore të Jonuz Musliut” në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta është organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës së Bujanocit, për nderë të jetës dhe veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare Jonuz Musliut./LajmiAL/