Kryetari i APN-së Shqiprim Arifi, në konferencën për shtyp të mbajtur sot në selin e APN-së, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryetares së Komunës së Preshevës Ardita Sinanit për shkak të ngritjes së padisë për korrupsion ndaj kësaj të fundit.
Arifi gjithashtu ka thënë se, ngritja e padisë ndaj Ardita Sinanit është padi nga një Gjykatë serbë ndaj komunës së Preshevës, andaj dorëheqja e Ardita Sinanit nga kryetarja e Komunës së Preshevës është i domosdoshëm.
Kryetari i APN-së ka kërkuar nga këshilltarët e Kuvendit Komunal që sa më parë të reflektojnë në këtë drejtim me qëllim që mos të lejohet që një Gjykatë serbe ta dënojë Komunën e Preshevës.
Për më shumë ndiqni konferencën e kryetarit dhe zëvendës kryetarit të APN-së








