Njoftimi i sh.m “Sezai Surroi”
Bujanoc, 11 shkurt – Gjatë muajit shkurt të këtij viti shkollor në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, është pensionuar profesori, Imran Shabani, në moshën 65 vjeçare, si ligjërues i lëndës së Artit figurativ, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij aktive në arsim prej më se katër dekadash.

Në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, gjenerata me radhë, prej më se katër dekadash drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu, ka falënderuar profesorin Imran për angazhimin e mirëfilltë të tij, dhënë këtij tempulli të diturisë.
Drejtori dhe kolektivi i shkollës, gjithashtu ia kanë uruar pensionimin profesor Imranit që të ketë së pari shëndet dhe njëherësh i kanë dëshiruar shëndet dhe pension të rehatshëm gjatë jetës së tij.
Imran Shabani ka lindur më 11 shkurt 1957, në fshatin Tërnoc, komuna e Bujanocit.
Shkollën fillore e kreu në fshatin Tërnoc, shkollën e mesme të artit në Pejë, gjatë viteve 1972-1976, ndërsa ka mbaruar Fakultetin e Arteve Figurative në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1976-1980.
Në vitin 1980 për herë të parë është punësuar në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, ndërsa më pas prej vitit 1981 e deri në pensionimin e tij, ka punuar në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”, në fshatin Tërnoc, ku dhe ka punuar edhe si drejtor kësaj shkolle gjatë periudhës kohore 2000-2006.
Ndërkaq do theksuar se në shkollën e mesme “Sezai Surroi” punoi prej viti 2019 deri më 11 shkurt të vitit 2022.
Metali Krasniqi












