Dheu i Bardhë: Serbi tenton të kalojë kufirin me certifikatë të vaksinimit që dyshohet të jetë false

0
334

Një shtetas serb dyshohet se ka paraqitur para zyrtarëve policorë një dokument fals të vaksinës kundër COVID-19, të enjten, te Dheu i Bardhë.

Zyrtarët e kanë sekuestruar dokumentin për ekzaminim.

“Nga njësitë policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetar i Serbisë, i cili ka prezantuar një dokument të dyshuar në lidhje me vaksinimin. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton 24-orësh të PK-së.