Partia Demokratike e ka kundërshtuar kategorikisht, siç thuhert në komunikatë, iniciativën e drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili në bashkëpunim me Demo Berishën dëshirojnë kinse të merren me problemin e pasivizimit të adresave të qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Sipas PD-së, Iniciativa e drejtorit në fjalë për diskutimin e çështjes së pasivizimit duke anashkaluar përfaqësuesit e zgjedhur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e duke e zëvendësuar zërin e shqiptarëve me një Demo Berisha që realisht nuk e përfaqëson askend, përveç që është jo serioze, dëshmon edhe një herë për strategjinë shtetërore që aplikon qeveria serbe karshi kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës
Komunikata e PD-së
PARTIA DEMOKRATIKE E KUNDËRSHTON INICIATIVËN E PËRFAQËSUESIT TË TRUPIT KOORDINUES PËR KINSE ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË PASIVIZIMIT
Partia Demokratike nuk përkrah iniciativën e drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili në bashkëpunim me Demo Berishën dëshirojnë kinse të merren me problemin e pasivizimit të adresave të qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Iniciativa e drejtorit në fjalë për diskutimin e çështjes së pasivizimit duke anashkaluar përfaqësuesit e zgjedhur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e duke e zëvendësuar zërin e shqiptarëve me një Demo Berisha që realisht nuk e përfaqëson askend, përveç që është jo serioze, dëshmon edhe një herë për strategjinë shtetërore që aplikon qeveria serbe karshi kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës.
Çështja e pasivizimit të adresave është problem politik dhe si i tillë kërkon qasje më serioze nga niveli më i lartë qeveritar, gjithnjë me praninë e faktorit ndërkombëtar, e posaçërisht me praninë e OSBE-së, BE-së dhe ShBA-së. Derisa nuk ndodhë kjo, Partia Demokratike do të kundërshtojë çdo nismë që bëhet sa për sy e faqe.
Shërbimi për Informim i PD-së












