DO TË BJERË SASISË E MADHE SHIU, IRH KA LËSHUAR PARALAJMËRIMIN MË TË FUNDIT

0
356

Instituti Republikan Hidrometeorologjik i Serbisë ka publikuar një paralajmërim të ri për reshje të dendura shiu që do të jenë në fuqi nga sot deri të mërkurën, më 11 shtator.

Vranësira tepër të dendura nga perëndimi i rajonit sot do të prekin fillimisht Vojvodinën, Serbinë perëndimore dhe jugperëndimore, pasdite dhe në mbrëmje, duke shkaktuar sasinë e reshjeve që vende-vende do të kalojë 20 l/m2 për 12 orë, ndërsa në zonën kufitare me Kroacinë, BeH dhe Malin e Zi lokalisht dhe mbi 30 l/m2 në 12 orë, thuhet në paralajmërimin e IRH-së.

Vranësirat do të rriten edhe më tej nesër (10 shtator), kështu që në lindje dhe juglindje të Serbisë (veçanërisht në rrethet Zajeçar, Nishavë, Pirot, Topliçki, Jablaniçki dhe Pçinj) do të shkaktojnë reshje të dendura deri të mërkurën (11 shtator) para mesditës me një sasi mesatare prej 30 deri në 60 l/m2 në 24 orë, dhe në juglindje lokalisht më shumë se 100 l/m2 në 24 – 36 orë.